Aktualitet

“E goditi me shishe në kokë”, sherr mes shqiptarësh në Itali

Një sherr mes shqiptarësh ka ndodhur në Via Martiri, në Sanremo.

Dy shqiptarët janë zënë fillimisht me fjalë, kurse më vonë edhe janë përleshur fizikisht. Njëri prej tyre i gjuajti rivalit me shishe në kokë dhe u largua, shkruajnë mediat italiane.

Sherri nisi në një bar pranë qendrës së Matuziano, vend historik.

Shqiptari i plagosur, i cili gjithashtu ka humbur shumë gjak, u dërgua në spital për shërim. Policia është vënë në kërkim të agresorit të dyshuar.

Karabinierët besojnë se dy shqiptarët e njihnin njëri-tjetrin, sepse ata kanë hyrë në bar bashkë. Agresionet dhe sherret mes të huajve në Itali janë të shpeshta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close