Ekonomia

Qytetarët: Po ikim nga Vodafone Albania, tarifat të larta, të papërballueshme

Nuk kanë të ndalur ankesat e qytetarëve për tarifat e larta të kompanisë Vodafone Albania.

Pas shumë reagimeve të qytetarëve për rritjen e cmimit të paketave mujore, të cilat i konsiderojnë të papërballueshme, përdoruesit thonë se reklamimet që bën Vodafone Albania nuk përkojnë me realitetin.

Një njoftim i fundit për një nga ofertat e kësaj kompanie është përcjellë me pakënaqësi nga qytetarët të cilët kanë arritur deri në ekstrem duke paralajmëruar se do të largohen nga kompania Vodafone Albania!

M.B shkruan: Komente mund te beni nga me te ndryshme per komp.vod por per popullin me ato tarifa qe keni nuk jan te perballueshme ok.Po ju ikin klientet e vod sepse keni tarifa shume te larta.

A.M shkruan: Pas 22 vitesh abonent i vod bashke me 4 familjaret e mi mendlojme te largohemi. Nuk e kuptoj pse beni reklama kot kur nuk ulni tarifat sepse nje kompani ku do shkojme eshte me lire. Po ju ikin kliente kete e kostatoj cdo dite.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close