Euro në pikiatë, në nivelin më të ulët në 12 vjet në tregun vendas

Aktualitet

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun vendas, duke arritur një rekord të ri të 12 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i këmbimit të monedhës së përbashkët ndaj lekut që prej gushtit të vitit 2007, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Rënia e euros ditën e sotme lidhet me dy arsye kryesore:

Së pari, euro ka rënë sot në bursat ndërkombëtar e kundrejt dollarit. Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Powell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Powell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

ME TE LEXUARAT