Zhvatën bizhuteritë me vlerë 500 euro, kapen 2 të rinjtë

Aktualitet

Zbardhet vjedhja e bizhuterive me vlerë rreth 5000 euro, në banesën e një shtetaseje

Zbardhet dhe dokumentohet mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një të mitur për ta përdorur për të kryer vjedhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6  bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve :

  1. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B.M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se këta shtetas, po në bashkpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13 – vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllin që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës.

Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

ME TE LEXUARAT