Luana udhëton me helikopter privat në Francë

Showbiz

Prej disa ditësh, moderatorja Luana Vjollca dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, kanë nisur pushimet së bashku.

Herë pas here në profilin e saj në Instagram, Luana ka ndarë me ndjekësit foto nga vendet të cilat çifti ka vizituar, duke ua bërë zili të gjithëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas Monte Carlo-s, moderatorja ka udhëtuar drejt Cannes.

Në profilin e saj, Luana ka ndarë disa foto ku tregon se po shijon udhëtimin me një helikopter privat, me të cilin ka shikuar nga lart pamjen e qytetit.

Me një fustan të shkurtër, flokët e mbledhura dhe një kapele mbi kokë, moderatorja duket se po e shijon në maksimum kohën e saj jashtë ekranit.

ME TE LEXUARAT