Si u bë vjedhja e 405 mijë eurove me 8200 rimbushje celulari

Aktualitet

Plot 11 persona,që punonin si operatorë pranë një kompanie të njohur “Call-Centër” në Tiranë janë marë të pandehur dhe çështja në ngarkim të tyre, është na fazën e gjykimin në gjykatën e Tiranës.

Jonid Fezullahu, Anestin Varfaj, Eli Kurila, Fabjan Agalliu, Selman Bajraktari, Orges Sinjari, Alban Gorishti, Daniel Osmani, Ermal Aliaj, Redion Fetau dhe Iket Koçiaj akuzohen nga prokuroria e kryeqytetit për akuzën e “Vjedhjes së kryer duke Shpërdoruar detyrën”.Veç këtyre personave pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të marë të pandehur dhe 5 shtetas të tjerë që rezultojnë të kenë kryer të njëjtën skemë grabitje e cila përllogaritet në 405 mijë euro. Dosja hetimore është administruar nga prokurori Ervin Karanxha, i cili gjatë hetimit të çështjes ka konstatuar se vjedhja e 405 mijë eurove ka ndodhur si në filma. Ky dëm financiar i është shkaktuar kompanisë “Alba-call” në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky dëm financiar ka shumë dyshime se është kryer nga disa prej punonjësve të saj, tashmë të marë të pandehur, ku 9 prej tyre tashmë janë arrestuar në shkurt të 2019 por më pas liruar nga gjykata. Mes personave kryesorë që dyshohet se kanë krijuar vjedhje me rimbushjet elektronike të telefonave në Itali, janë shtetasit Jonid Fezullahu, Iket Koçiaj dhe Gentjana Mato. Këta persona por edhe punonjës të tjerë të kompanisë në fjalë kryenin vjedhjen nëpërmjet aktivizimit të planeve dhe shërbimeve tarifore dhe elektronike, duke përdorur në mënyrë abuzive sistemin e rimbushjes elektronike të Vodafone për të kryer rimbushje elektronike kryesisht prej 50 euro, të një liste numrash mobile. Rimbushja elektronike është kryer vetëm nëpërmjet 2 kartave ID rimbushëse, të cilat janë deklaruar në mënyrë të reme në sistem si të bllokuara, për të proçeduar manualisht me riaktivizimin e tyre.

Shuma totale prej 405 mijë euro është llogaritur referuar një numri total prej 8 mijë e 200 rimbushje elektronike të paligjshme, kryesisht me vlerë 50 euro secili, të cilat janë shpërndarë në klientë të ndryshëm që kanë përfituar.Të pandehurit akuzohen për akuzën e Vjedhjes së kryer duke “Shpërdoruar detyrën”. “Shqiptarja.com” zbardh dosjen e prokurorisë së Tiranës, e cila flet mbi mënyrën se si kryheshin vjedhjet e parave nëpërmjet sistemit elektronik. Në dukje të le përshtypjen se asnjë gjë nuk ka ndodhur,por në fakt është krijuar një dëm financiar që përllogaritet në total në masën prej 405 mijë euro. Kallëzimi në prokurori për këtë çështje është bërë nga administratorja e kompanisë “Albacall” Ines Muçostepa, e cila vinte në dijeni prokurorët për vjedhjen që po kryheshin.

Kjo shtetase në kallëzim pohonte se kompania ka një staf prej 2 mijë persona dhe ka ndër klientët e saj, disa prej shoqërive më të mëdha në botë, që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kjo kompani operon në shërbime “Call centër” në favor të shoqërisë “Vodafone Italia”. Mirëpo në kuadër të shërbimeve të marra nga “Albacall”, kompania italiane “Vodafone” ka konstatuar dhe informuar “Albacall” në Shqipëri në lidhje me keqpërdorimin e sistemeve elektronike të Vodafone, nga disa prej punonjësve të “Albacall”, dhe për rrjedhojë ka kërkuar verifikim dhe marjen e masave të menjëhershme.Në vijim të kësaj ankese drejtuesit e “Albacall” kanë ndërmarrë një sërë veprimesh verifikuese të punonjësve të tyre në Tiranë, dhe kanë konstatuar se punonjësit që abuzonin ishin në funksionin e përgjegjësit “Team Leder” dhe kishin akses të veçantë në sistemet e brendshme elektronike. Në muajin qershor 2018 nga pozicioni elektronik me numër identifikimi ZZIFEZU që i përket Jonid Fezullahu janë aktivizuar në mënyrë abuzimve në favor të personave të tretë në mënyrë të pajustifikuar dhe në kundërshtim me kontratën e punës, planë dhe shërbime tarifore dhe elektronike. Ndërsa në muajin prill dhe Maj 2018 nga pozicioni elektronik me numër identifikimi ZZIKOCI që i përket Iket Koçiaj janë aktivizuar në mënyrë abuzive në favor të personave të tretë, në mënyrë të pajustifikuar. Po të njëjtën gjë ka kryer dhe përgjegjësia Gentjana Mato dhe persona të tjerë, punonjës të kësaj kompanie. Si rezultat e këtyre abuzimeve, kompania “Albacall” ka verifikuar nëpërmjet pozicioneve elektronike si më lart, dhe ka mësuar nëpërmjet kësaj skeme është kryer një vjedhje në bashkëpunim me persona të tretë me aktivizimie të planeve dhe shërbimeve tarifore dhe elektronike, për një shumë totale prej 405 mijë euro.

Të pandehur

1. Jonid Fezullahu

2. Anestin Varfaj

3. Eli Kurila

4. Fabjan Agalliu

5. Selman Bajraktari

6. Orges Sinjari

7. Alban Gorishti

8. Daniel Osmani

9. Ermal Aliaj

10. Redion Fetau

11. Iket Koçiaj/Shqiptarja.

ME TE LEXUARAT