Lajmi i fundit

Mashtrimi/ Kush është gruaja që futi në kurth edhe vëllain e drejtorit të policisë së Tiranës

Një 64-vjeçare që mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, është arrestuar.

Në pranga ra shtetasja Violeta Petro, banuese në Tiranë, pas seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, mori kallëzime nga disa pronarë të disa bizneseve.

Ata akuzuan 64-vjeçaren se nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

“V. P., 64-vjeç prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi,”-raporton policia.

Mësohet se në grackën e saj ka rënë dhe vëllai i drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close