Lajmi i fundit

Nuk ke punë ti këtu…momenti kur Aleanca e Teatrit përzë deputetin Kujtim Gjuzi

Kujtim Gjuzi para se te behej deputet ishte shumë aktiv në protestat e shpeshta që artistë dhe qytetarë zhvillonin në sheshin përpara Teatrit Kombëtar, kundër prishjes së godinës.

Ai ishte parë të mbante edhe fjalime në skenën e improvizuar, por me sa duket situata ka ndryshuar që kur Gjuzi pranoi të marrë mandatin e deputetit dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Por Mbrëmjen e djeshme “mbrojtësit” e Teatrit ishin mobilizuar për të ruajtur TK-në 24 orë, pasi kishin informacione se godina do të rrethohej nga policia, por pak orë pas mesnate aty mbërrin deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi. Qytetarët e konsideruan këtë vizitë si provokim dhe ta përzënë Gjuzin “me ceremoni” madje edhe duke e ofenduar.

“Nuk ke punë ti këtu! Shiko ata paret që të japin ato! Vjen me Benz në mes të sheshit të Teatrit. Ik more! Ik more, ik ik! Hajde, ik qërohu, ik! Shporru, shporru!”, këto janë vetëm disa nga fjalët që qytetarët i drejtojnë deputetit
https://www.facebook.com/tasha.cipi/videos/2583802384983514/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close