Reforma në Drejtësi/ Soreca: Ja sa miliona euro po investon BE për finalizimin e saj

Politikë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luingi Soreca ka reaguar pak pas inagurimit të godinës së re të SPAK, e quajtur ndryshe “Poli i Drejtësisë”.

Duke u shprehur se ky 3 vjetor të Reformës në Drejtësi, është për të festuar por edhe për të parë nga e ardhmja, Soreca ka bërë me dije investimin e BE-së në vend në kuadër të mbarvajtjes së kësaj reforme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori po ashtu ka shprehur mbështetjen e plotë të BE-së për finalizimin e këtij projekti, si edhe për Shqipërinë.

“Reforma në Drejtësi është 3 vjeç! Një moment për të festuar, por edhe për të parë të ardhmen.

BE po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. #BE për Drejtësinë #BE për Shqipërinë.”

Ndërkohë, kujtojmë se më herët gjatë inagurimit të shtëpisë së re të drejtësisë, Shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE. Ajo kishte edhe një mesazh për të gjitha institucionet që të mos vonojnë ngritjen e shpejtë të institucioneve të drejtësisë së re.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT