Lajmi i fundit

Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon 30 qershorin ky do të jetë qëndrimi i qeverisë

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku përfshihen bashkitë e drejtuara nga opozita, dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për konstatimin si antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në kërkesën e saj, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kërkon “konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë së procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe, si rrjedhojë, konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtimin me nenet e Kushtetutës së Shqipërisë”.

Gjithashtu, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të verifikojë kushtetutshmërinë e veprimtarisë së Partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor.

Për këtë zhvillim nga qeveria ka folur numri dy. Në një intervistë televizive, zëvendës kryeministri Erion Braçe ka thënë se mazhoranca do të njohë ç’do vendim të Gjykatës Kushtetuese, madje sfidoi opozitën që të shprehet publikisht nëse do të bëjë të njëjtën gjë apo jo.

“Po patjetër, do zbatojmë vendimin e gjykatës Kushtetuese as nuk diskutohet. Por Gjykata Kushtetuese ka dy opsione, njërin që të marri parasysh ankesën që ka bërë Kryetarja në largim e Bashkisë Shkodër dhe tjetri është që të njoh legjitimitetin e zgjedhjeve. Pyetja është, po ata të tjerët a do ta njohin legjitimitetin e zgjedhjeve të dalë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ne në të gjitha rastet kemi sjelljen institucionale. Pra ne në të gjitha rastet themi se do njohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga pala tjetër nuk ka një vendim të tillë, madje unë jam i bindur që po i paraprihet thënies që është Gjykata private, personale e Edi Ramës”, deklaroi Braçe

I pyetur si do të veproje Qeveria nëse Gjykata Kushtetuese njeh 13 Tetorin si datën e zgjedhjeve, Braçe deklaroi:
“Deri më sot në Gjykatën Kushtetuese ka vetëm një ankesë drejtuar nga shoqata e bashkive që drejton Partia Demokratike dhe që ka të bëjë me 30 qershorin. Me 13 tetorin s’ka asgjë në momentin që flasim”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close