Mbappe refuzon rinovimin e PSG-së, sulmuesi zgjedh ekipin e ri

Sport

Kylian Mbappe ka refuzuar të rinovojë kontratën me PSG-në.

Ky është pretendimi i medieve franceze të cilat raportojnë se 20-vjeçari i talentuar është lodhur duke qëndruar nën hijen e Neymar-it dhe po kërkon të transferohet në një klub tjetër evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kampioni i botës synon që në verën e vitit 2020 të shitet drejt një tjetër kampionati dhe Real Madridi është klubi që e do. Madrilenët e duan me patjetër dhe janë gati të bëjnë çmenduri vitin e ardhshëm duke formuar sërish një ekip galaktik me ardhjen e Mbappes.

Sulmuesi kërkon të dalë nga kampionati francez dhe me Cristiano Ronaldon e Lionel Messin që janë në përfundim të karrierës. Mbappe ka lëshuar deklarata të forta për lidershipin e tij te PSG dhe duket se nuk është më i lumtur në skuadër

ME TE LEXUARAT