Këshillat e ekspertëve: Si të qëndroni në formë gjatë verës

Soft

Nëse ju shkoni në palestër 3 herë në javë dhe tregoni kujdes me ushqimin sigurisht e keni të lehtë të qëndroni në formë. Mirëpo jo gjithmonë i ndiqni ato me përpikmëri dhe shpesh ju duket se thjeshtë nuk jeni ende gati për të shkuar në plazh. Ja disa këshilla të ekspertëve si të mbani trupin në formë gjatë verës edhe kur nuk shkoni në palestër apo nuk jeni ndonjë fanatike e një diete strikte ushqimore.

1. Ndryshoni ushqimin tuaj: Mos konsumoni më shumë se dy fruta në ditë, shtoni proteinat, perimet dhe zvogëloni sasinë e kripës. Gjithashtu mos zvogëloni plotësisht karbohidratet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2. Të qenit aktiv është vendimtar për djegien e kalorive. Duke punuar pesë ditë në javë me një ditë pushimi do të garantojë rezultate.

3. Harrojeni ushtrimet kardio kur është fjala për humbjen e peshës dhe toning up. Studimet kanë treguar se digjni më shumë kalori duke bërë ushtrime rezistence dhe force.

4. Nëse jeni me pushime luftoni fryrjet e barkut duke zvogëluar ushqimet si bishtajore, bukë, makarona dhe brokoli e lulelakër, të cilat mund të shkaktojnë fryrje.

5. Kombinimi i ushtrimeve kardio dhe trajnimi për forcën është më e mira kur bëhet fjalë për tonifikimin dhe rritjen e fitnesit, kjo shkon krah për krah me marrjen e shumë gjumit, menaxhimin e stresit, pushimin dhe ngrënien një dietë të ekuilibruar. Nëse keni një dietë të keqe dhe mungesë gjumi, ushtrimet nuk do të bëjnë asnjë punë.

6. Nëse keni dëshirë për ëmbëlsira hani diçka të vogël në mënyrë që ta largoni mendjen, në të kundërt do të konsumoni më vonë shumë më shumë sheqer nga sa duhet.

7. Asnjëherë mos eliminoni asnjë grup ushqimesh, por mundohuni të konsumoni sa më shumë proteina e yndyra të shëndetshme dhe më pak karbohidrate.

8. Stërvituni me një stomak bosh për të larguar dhjamin nga trupi. Studimet kanë treguar se duke punuar në një stomak bosh mund të ndihmojë për të djegur më shumë yndyrë.

ME TE LEXUARAT