Bota

Irani mban peng anijen britanike, May mbledh urgjent kabinetin

Tensioni i marrëdhënieve mes Iranit dhe Britanisë, ka vënë në lëvizje qeverinë britanike e cila ka përsëritur thirrjet ndaj Iranit për lirim të menjëhershëm të anijes së kapur në Gjirin Persik të premten.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka drejtuar Komitetin qeveritar për Emergjenca, Kobra, për t’u informuar me hollësitë rreth kësaj ngjarjeje, si dhe për të diskutuar sigurinë në këtë zonë.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt pritet të diskutojë me ligjvënësit britanikë hapat e ardhshëm për këtë incident, më vonë gjatë ditës.

Ky takim vjen në kohën e raportimeve se ministrat britanikë janë duke konsideruar ngrirjen e aseteve iraniane.

Anija, Stena Impero është kapur të premten nga trupa të Gardës Revolucionare Islamike në Ngushticën e Hormuzit, pasi Teherani ka konsideruar se lëvizja e saj ka qenë “në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close