Kosova - Rajoni

Haradinaj letër Thaçit: Të ndërmerren hapat e nevojshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka drejtuar një letër krerëve të institucioneve dhe liderëve e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, ku i dorëzon dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij.

Ai i ka nisur letra presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, partnerëve të koalicionit, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, si dhe kryetarëve të subjekteve politike opozitare të përfaqësuara në Kuvend.

Haradinaj e ka bërë të ditur këtë gjë me anë të një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.

Postimi i plotë:

Sot përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close