Soft

A mund t’i pini ilaçet me lëngje frutash

Na ka ndodhur të gjithëve që t’i kemi pirë ilaçet me lëngje të ndryshme frutash në mungesë të ujit. Ka nga ata persona që mendojnë se është më mirë t’i pish me lëngje, por ka edhe të tjerë që thonë se ilaçet nuk duhet të pihen me asgjë tjetër përveç ujit. Por çfarë thonë mjekët, përse nuk duhet të pihen ilaçet me lëngje?

Sipas mjekëve, lëngjet e frutave, si ai i rrushit, mollës apo portokallit, përgjysmojnë efektin e ilaçeve nëse konsumohen së bashku. Sidomos për ilaçet kundër alergjisë apo presionit të lartë të gjakut, efekti i ilaçit mund të përgjysmohet, dhe shkak i kësaj është substanca kimike Naringin. Naringina bllokon një mekanizëm vendimtar për kalimin e molekulës së ilaçeve nga zorra e vogël në qarkullimin e gjakut.

Antibiotikë të tillë si tetraciklina, fluorokinolona dhe disa lloje të  penicilinave nuk duhet të merren bashkë me qumështin, me prodhimet e qumështit, me preparatet apo ilaçet që përmbajnë hekur, kalcium, magnez dhe alumin (alumini dhe magnezi janë përbërës të disa ilaçeve antacide për neutralizimin e thartirës së lukthit)./ Shendeti.com.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close