Lajmi i fundit

Dy turistë të huaj nisen me helikopter nga Saranda drejt Tiranës

Dy turist ë të huaj, njëri italian dhe tjetri suedez, të cilet ndodheshin me pushime në Sarandë janë aksidentuar me motor. Ata u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.

Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme. Shtetasi italian 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: Hemotoraks, frakturë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.

Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjeç sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kishte: Kontuzio capitis, loksacin të vertebrës cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close