Grida Duma: Edi Rama refuzoi fondet e BE-së për të vjedhur lirisht buxhetin e Shqipërisë

Politikë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me kancelaren Merkel.

Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro. Ndërsa Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian.

Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.

Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.

Konkretisht, projektet e të treja rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimisht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europain, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro.

Dallimi është i frikshëm dhe tregues se përse qeveria ngulmon të ndërtojë këto rrugë përmes një skeme hajdutërie si PPP dhe të mos paraqesë projekte për financim nga Bashkimi Europian.

Kur qeveria lançoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel të grabitjes së shqiptarëve dhe të nxjerrjes jashtë tregut të biznesit të ndershëm.

Shqetësimi për rrezikshmërinë e lartë të PPP-vë të Edi Ramës u shpreh qartë pak ditë më parë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Këto kontrata korruptive do të anullohen dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që Partia Demokratike do të zbatoje ditët e para në qeverisje.

Këto kontrata do të jenë subjekt i Ligjit Antimafia, bashkë me një listë kontratash abuzive, të denoncuara nga Partia Demokratike.

Çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.

Asnjë hap pas në luftën kundër korrupsionit! Asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

ME TE LEXUARAT