Lajmi i fundit

Ademi: ‘Do të pëdorim rrugë demokratike për të fituar’

E ftuar në ‘Kjo Javë’ në Neës 24, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, tha se të gjithë betejën e saj politike e ka bërë në përputhje të plotë me ligjin.

Ademi shtoi se ka marrë kërcënime nga Denar Biba, kryeministri Edi Rama dhe drejtues të Policisë. Ajo tha se zyrtarë të lartë të maxhorancës kanë hedhur fjalë kërcënuese në drejtim të saj e kryetarëve të bashkive.

“Duke qenë kryetare e Shkodrës, do vazhdoj të veproj në emër të legjitimitet. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrumente demokratike. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratike. Më kanë shantazhuar Denar Biba, Sandër Lleshi, kryeministri, drejtues të Policisë së Shtetit. kanë thënë që kryetarët e bashkive të guxojnë të bëjnë këtë e atë”, deklaroi Ademi,

Ajo tha se Shqipëria sot është si në vitin 1913, madje më keq se kaq, pasi një njeri ka kapur të gjitha pushtetet.

“Pushteti lokal në tërësi është i dobët. Pushteti lokal megjithatë ka rëndësine vet. Ndërkombëtarët duhet të na japin një drejtim ndryshe. Ne po na shkelet sovraniteti. Sistemi është shkatërruar , është shkatërruar sistemi zgjedhor, parlamenti dhe realisht jemi ndoshta më keq se 1913, pasi nuk ka Prokurori, s’ka gjykata, nuk ka asgjë. Edhe akademia e Shkencave është kapur nga pushteti. Edhe emigracioni ka arritur kulmin. Unë mendoj se do të ketë dritë në fund të tunelit e do ketë zgjidhje mendoj”, tha Ademi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close