Goditi nënën e tij, kapet i riu në Bulqizë

Aktualitet

Një person i dyshuar për dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij, është vënë në prangat e policisë së Bulqizës.

Kështu gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i V.S., 32 vjeç, banues në Bulqizë

Prangosja e tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Pas denoncimit të gruas, policia bëri arrestimin e të riut, nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës.

ME TE LEXUARAT