Lajmi i fundit

Perimet e ngjyrosura, ish deputeti i LSI: Disa mënyra të thjeshta si të mbrojmë veten

Si mund te zbulojmë, falsifikimin me ngjyrues sintetike te perimeve dhe frutave jashtë laboratorit në shtepi? .. Separi dëshiroj të shpreh bindjen time jo thjesht si një përceptim por edhe të provuar në laborator se prodhimet tona të fermës (perime, fruta) janë pergjithesisht cilësore dhe të sigurta dhe duhen preferuar pa hezitim para atyre të importit.

Ndaj ketyre të fundit fatkeqësisht mbajmë një qendrim të nenshtruar, sepse ato vijnë te veshura me emra tregtare te famshem dhe me paketim “fancy”. Dhe ne importojmë jo pak nga keto perime fruta te freskëta, të thara apo të ngrira të cilat i gjen me shumicë në markete, dyqane lagjesh dhe tezga ambulante.. Por shpesh djalli “fshihet” aty madje edhe me kostum “Armani”…. Një menyre jo pak e përhapur në vendet në zhvillim nga ku furnizohen me lëndë të parë edhe kompanitë prestigjioze, është ngjyrosja e frutave, perimeve, të thara, të ngrira apo të freskëta, salcave, erëzave dhe me ngjyrues sintetike për të bërë që ato të duken tërheqëse dhe “të freskëta”.

Një ndër ngjyruesit më të përdorur për të falsifikuar freskinë te perimet e gjelbra, është boja sintetike malakit grin (malachite green). Por jo rrallë përdoren edhe erythrosin B dhe Sudan 1si bojra të kuqe. Këto janë lëndë kancerogjene që blihen lirë. Me to mund të ngjyrosen bizele, bishtaja, speca,etj, te cilat për shkak të zverdhjes nga qendrimi i gjatë në ruajtje kanë nevojë për “make up” kozmetike (shih foto )…. Si tja bejme, si të mbrojmë veten dhe familjen? Sëpari laboratorët e AKU, të analizojnë pa hezitim produktet e importit pavarësisht nga marka (kostumi) që veshin dhe të dhe të na mbrojnë nga falsifikimet. Analizat zyrtare me metoda të çertifikuara janë të detyrueshme dhe të pa zëvendësueshme

Por megjithatë mos nguroni të mbrohemi edhe vetë duke qenë më të vëmëndshëm ndaj prodhimeve që blejmë duke zbatuar teste të thjeshta në shtëpi dhe të zbulojmë falsifikimin duke mbrojtur veten dhe familjen. Por çfarë duhet? Thjesht një gotë me ujë dhe një tampon pambuku i njomur! Bizelet dhe zarzavatet e bojatisura e leshojnë shpejt ngjyren në ujë, ndërsa ato natyrale jo! Një tampon pambuku i njomur me ujë dhe i ferkuar mbi lekuren e kastravecit, patates, specit ja u nxjerr shpejt bojen e falsifikimit. Prandaj harxhojini dy minuta para se ti konsumoni ato!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close