Mandati i Sakos/ A ndërhyri Dako tek Kryetarja e Gjykatës?

Politikë

Më 16 Korrik gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, Mimoza Margjeka vendosi të mos i japë mandatin Valbona Sakos e cila u zgjodh në votimet e 30 Qershorit. Gjyqtarja, me të njëjtat argumenta si OSBE/ODHIR tha se Bindja Demokratike ishte regjistruar përtej afateve ligjore si subjekt zgjedhor. Kur pritej që kandidatja ti drejtohej Gjykatës së Apelit, krejt papritur Valbona Sako konfirmohet në detyrë nga e njëjta gjykatë. Pra, nga Shkalla e Parë, por nga një gjyqtar tjetër. Siç media raportoi vertetimi i ligjshmërisë së mandatit u bë sot nga gjyqtari Shpëtim Reka pas kërkesës së depozituar nga Partia Socialiste.

Në media po spekulohet se ky vendim është marrë me ndërhyrjen direkte të Partisë Socialiste në pushtet. Exit.al shkruan se një ditë më parë në Gjykatën e Durrësit kanë shkuar kryebashkiaku aktual Vangjush Dako dhe kryebashkiakja e zgjedhur Valbona Sako dhe janë takuar me kryetaren e gjykatës Joana Qeleshi.

“Duket se të tre kanë bërë planin për të krijuar një proces paralel drejtësie që do të konfirmonte mandatin e Zonjës Sako.

Pas këtij takimi, Partia Socialiste ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për shqyrtimin e mandatit. Kryetarja Joana Qeleshi ka manipuluar shortin duke ia caktuar çështjen gjyqtarit Shpëtim Reka, një mbështetës i njohur socialist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesa e PS-së nuk duhej të merrej fare në konsideratë, jo vetëm se nuk mund të rishqyrtohej nga e njëjta gjykatë, por edhe sepse ‘kërkuesja Partia Socialiste’ nuk mund të legjitimohej, për dy arsye:

Së pari, kandidatja Valbona Sako ka qënë kandidate e Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe jo e Partisë Socialiste.

Së dyti, mandati është dhënë në emër personal dhe jo në emër të koalicionit apo të Partisë Socialiste, ndaj i vetmi subjekt që legjitimohet për kërkesën e njohjes së mandatit është vetë kandidatja”, shkruan Exit.al.

Ajo ç’ka bie në sy është se pas shkrimeve për një ndërhyrje të mundshme, nuk ka asnjë reagim sqarues nga Gjykata e Durrësit apo z.Dako e personat e tjerë të permendur në media.

ME TE LEXUARAT