Lajmi i fundit

E FUNDIT/ Nxorën informacionin e rëndësishëm, pezullohen nga detyra 4 drejtues të Policisë

Janë pezulluar nga detyra për shkak të rrjedhjes së informacionit mbi armët e sekuestruara disa ditë më parë, 4 polici me detyra drejtuese në Qarkun e Elbasanit.

Mësohet se mes personave të pezulluar është edhe Komisari Bilal Semanaj, 50-vjeç deri më 4 Prill të 2019 Shef i Komisariatit të Policisë Peqin që u transferua dhe emërua njëkohësisht  Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik po në këtë datë.

Policia ka pezulluar gjithashtu edhe shefin e krimeve në Komisariatin e Cërrikut Albjon Xhitozi 45-vjeç shefi i krimeve ne komisariatin e Cerriku

Gjithashtu janë pezulluar edhe 2 përfaqësues të tjerë të bluve të Elbasanit, përkatësisht:

E.H., 40-vjeç inspektor krimesh në Komisariatin e Elbasanit

E.GJ.,41-vjeç specialist i krimeve në Elbasan

Personat në fjalë janë pezulluar se nxorën informacion për armët, dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “zbulim i të dhënave sekrete”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close