Dha dorëheqjen, Haradinaj: Para drejtësisë si qytetar jo si kryeministër

Kosovë&Rajon

Ramush Haradinaj ka deklaruar para mediave Kosovare se ka vendosur të japë dorëheqjen pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

“Kam vënë në dije paraprakisht kabinetin qeveritar, dhe kam vendosur të jap dorëheqjen sepse nuk dua të dal para drejtësisë si kryeministër por si qytetar i thjeshtë i Kosovës. Me këtë dorëheqje deri në formimin e qeverisë së re përgjegjësia i takon presidentit për të caktuar datën e re të zgjedhjeve. Unë I afrohem për të marrë përsëri mbështetjen e popullit sepse unë nuk jam I akuzuar. Emocional edhe mund të jem veçse lotët nuk po I shoh askund. Ky është realiteti, unë nuk e kam zgjedhur këtë realitet. A do me shku para drejtësisë në postin e Kryeministrit apo jo? Unë kam zgjedhur të shkoj si qytetar i thjeshtë.

A është diçka politike?

S’po e mendoj njëherë këtë gjë. Ne jemi Sovran, kemi nderin tonë kombëtar, shtetëror dhe qytetar. Nuk do të mundet kush me e kërcënu Kosovës asnjëherë”, tha Haradinaj

ME TE LEXUARAT