Conte përjashton Mauro Icardin nga Interi

Sport

“Lukaku më pëlqen, do të ishte një lojtar i rëndësishëm për ne, por është një futbollist i Manchester United”.

Këto janë fjalë të trajnerit të Interit, Antonio Conte, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Manchester United në Singapor.

“E njoh mirë Lukakun, e doja që kur isha trajner i Chelseat, por e kam të qartë edhe situatën”, ka shpjeguar më tej ish-trajneri i Juventusit.

Sa i përket sulmit, me Politanon të dëmtuar dhe Lautaro Martinezin ende me pushime, i vetmi në dispozicion në këtë repart mbetet Mauro Icardi, por Conte është shumë i qartë në atë që thotë: “Icardi është jashtë projektit tonë. Ky është realiteti në këtë moment, shoqëria ka qenë shumë e qartë”.

ME TE LEXUARAT