Atletico e Madridit zgjedh njërin mes Tripier dhe Hysajt

Sport

Mundësia e transferimit të Elseid Hysajt tek Atletico e Madridit është sfumuar, pasi te klubi i kryeqytetit spanjoll pritet të mbërrijë mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Kieran Trippier.

Anglezi shkoi deri në finalen e Champions League në edicionin e fundit, teksa tashmë është pranë firmës me Atleticon.


Pritet që në orët e ardhshme 28-vjeçari të mbërrijë në selinë e “Cholhoneros” për të nënshkruar kontratën dhe për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.

ME TE LEXUARAT