Politika

Spiropali-Bashës: Ndërro pllakën e gramafonit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiroplai i është përgjigjur përmes një postimi në twitter, deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha dhënë për mediat pas takimit me aleatët.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021” shkruan Spiropali në twitter.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kreu i opozitës zhvilloi një takim edhe me Presidentin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close