Lajmi i fundit

Publikohet renditja, ja 15 prokurorët e kualifikuar për emërim në SPAK

Këshilli i lartë i prokurorisë prezantoi listën e 15 prokurorëve kandidatë për tu emëruar në prokurorinë e posacme antikorrupsion, SPAK.


Në mbledhjen e KLP u prezantuar lista me renditjen e emrave sipas rezultateve të intervistimit ndërkohë që pritet tashmë procesi i vettingut për konfirmimin përfundimtar të emrave.


I pari në listë është renditur prokurori i apelit Tiranë Altin Dumani, pas tij prokurori i krimeve të rënda Anton Martini dhe drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Më pas renditen prokurorët Arben Kraja, Doloresa Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj e Manjola Kajana. Lista vazhdon me kandidatët Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Kryetari i KLP Gent brahimi tha se kjo renditje është paraprake dhe kushtëzohet nga rezultatet e procesit të vettingut për secilin nga 15 kandidatët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close