Teknologji

Inteligjenca artificiale zgjidh problemin e rubikonit

Pas sfidës që i bëri njeriut në videolojëra, pasi e mundi në poker, inteligjenca artificiale arrin të zgjidhë kubin e Rubikut, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Machine Intelligence” nga grupi i Universitetit të Kalifornisë në Irvine, koordinuar nga Pierre Baldi.

“Nuk është thjesht një provë aftësish. Një problem me një numër kaq të lartë kombinimesh mund të ndihmojnë në zgjidhjen e pyetjeve po aq komplekse, siç është deshifrimi i strukturës përfundimtare të proteinave”, theksuan ekspertët.

Sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga grupi i Baldit, i quajtur ”DeepCubeA”, ishte në gjendje të zgjidhte edhe kubin e Rubikut duke përdorur më pak kujtesë sesa ajo e përdorur nga algoritmet tradicionale.

Nuk është sfida e parë e fituar nga inteligjenca artificiale, veçanërisht në krahasim me njeriun.

Një nga fitoret e para të një kompjuteri kundër njeriut është ajo e ”Deep Blue” e IBM, që u bë e famshme në vitin 1997 për fitoren ndaj kampionit botëror të shahut, Garry Kasparov.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close