Basha "u dorëzua", Monika Kryemadhi bën lëvizjen e radhës: S`ka pushim pa largimin e Ramës

Showbiz

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e forcës politike që drejton. Këte ajo është ndalur në strukturat e LSI në Durrës. Teksa ka falenderuar të gjithë anëtarët e LSI për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kryemadhi ka kërkuar nga ata që të jenë te angazhuar pasi sipas saj aksioni i opozitës nuk do te ndalet.

Ndryshe nga Lulzim Basha qe diten e sotme nuk foli per largimin e Rames, madje u shpreh per hyrjen e opozites ne zgjedhje, Kryemadhi ka theksuar se nuk do te kete pushim per strukturat e LSI, pa largimin e Edi Rames.

'Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSi që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. Strukturat e LSI janë të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin. Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhje. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët'

Kryetarja e LSI u ndal dhe tek dy nismat e fundit korruptive që qeveria Rama ka vendosur të ndërmarrë në sektorin e naftës. Pikërisht koncesioni i pompave dhe krijimi i agjencisë shtetërore për rezervat e naftës. Këto dy nisma sipas kryetares së LSI do të rrisin çmimin e hidrokarbureve me të paktën 25 lekë për litër. Rritja e çmimit u shpreh Kryemadhi do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara.
Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari.'

ME TE LEXUARAT