Lajmi i fundit
Zbardhen detajet nga ngjarja në ish-Bllok: 4 persona të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut ne nje biznes.
Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila ka marrë trajtim mjekësor.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”.
Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit.
Ambulanca ndërkohë ka shoqëruar me urgjencë vajzën e lënduar për të marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se janë plagosur 3 vajza të cilat ishin duke punuar në ambjentin ku përgatiten dekoret për festat e fëmijëve si dhe një burrë.
Policia dhe zjarrëfikësja ndodhen në vendngjarje.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!