“Italia, vijë të kuqe atyre që duan rishikimin apo ndalimin e Reformës në Drejtësi”

Politikë

Alberto Cutillo i tha gazetarit Sokol Balla në emisionin Real Story se Italia ka qënë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, që para një viti.

Ambasadori italian deklaroi se shtyrja në tetor e vendimit për celjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, mund të sjelle rezultate konkrete për reformat në vendin tonë.

Reforma e BE-se dhe hapja e negociatave mund te vazhdojne njekohesisht. Italia e ka mbeshtetur dhe do vijojme. Shtyrja ne tetor mund te sjelle rezultate me konkrete per reformat.

Megjithatë diplomati italian Alberto Cutillo pati edhe një mesazh të qartë në emer të shtetit që ai përfaqëson.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se ndalimi apo rishikimi I Reformës në Drejtësi është një vijë e kuqe e Italisë ndaj cdo aktori që e propozon këtë gjë në Tiranë.

E vetmja vije e kuqe qe ne si Itali nuk do ta mbeshtesim asnjehere, eshte ndalimi apo rishikimi i Reformes ne Drejtesi

ME TE LEXUARAT