Sport

Tërbohen tifozët e Realit, Hazard e ka ende në zemër Chelsean

Eden Hazard është blerja e bujshme e Real Madridit gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi belg e ka shprehur hapur ëndrrën për të veshur fanellën e Real Madridit por në zemër qëndron akoma klubi i Chelseas.


Ditën e djeshme sulmuesi është fotografuar teksa mban në dorë telefonin e tij, por e veçanta është se në telefonin e tij shihen 3 djemtë e 28-vjeçarit, me bluzën e Chelseas. Hazard është akoma në mendjet e tifozëve të bluve londinezë, por mesa duket edhe ai vetë e ka në mendje skuadrën e Chelseas.

Belgu po zhvillon përgatitjet parasezonale me spanjollët, ku ka shfaqur dyshime mbi formën e tij fizike, teksa stërvitjen e zhvillon gjithmonë krahas Bales.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close