Aktualitet

Shoqërimet e paligjëshme, apeli liron të ndaluarit në Shkodër

Një ditë pasi liroi nga masa e sigurisë “arrest me burg” ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë të lirë edhe pesë të arrestuarit e tjerë për ngjarjen në KZAZ numër 3.

Apeli la me “detyrim paraqitje” dy punonjësit e policisë bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi, specialistin e  bujqësisë Adi Garuci,  Aleks Ndojin dhe 17 vjeçarin Orlando Thepi.

Kështu gjykata vlerëson si të paligjshëm arrestimin e këtyre personave.

5 personat akuzoheshin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close