Petrit Vasili: Qeveria Rama do të mbahet mend si hajdute votash

Aktualitet

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” tha se qeveria e Edi Ramës do të mbahet mend si maxhorancë që vjedh votat.

Vasili nënvizoi se damka e 30 qershorit dhe e vjedhjes së votës i mbetet PS-së, duke shtuar se jo asaj Partie Socialiste të dikurshme, por kësaj të sotmes, që ka ndërtuar Rama dhe njerëzit e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet të pranojnë se këto nuk ishin zgjedhje, por votime. Këta duhet t’i sheshin si zgjedhje normale. Ne kemi parë komisionerë që vjedhin. Kemi parë njerëz që marrin kutitë në dorë. Në emër të PS së vjetër se kam qenë pjesë e saj, kur kishte institucione, të ikin, sepse janë mbushur me turp. Damka e 30 qershorit mbetet për PS-në. Transparenca i bën mirë çdokujt, por këta pushtetarë nuk e duan. ODIHR e tha vetë që zgjedhjet ishin farsë”, tha Vasili.

Ai shtoi se protestat janë të rëndësishme e ata po tregojnë çdo ditë e më shumë se pakënaqësia popullore ndaj Ramës dhe regjimit të tij është në kulm.

“Protesta është element shumë i rëndësishëm i reagimit opozitar, por nuk është e vetmja. Ju kam thënë shqiptarëve, 4 milionë e ca euro vidhen. Ekonomia po shkon në greminë, varfëria është kërcënuese. Më 30 qershor shqiptarët dhanë mesazh të rëndësishëm, kemi përpara një katastrofë ekonomike. Gjithë sistemi po tronditet”, deklaroi Vasili.

Sipas tij, kjo qeveri ka shkatërruar ekonominë e vendit, duke vjedhur e grabitur shqiptarët.

Detyrime të papaguara nga qeveria vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit. Në të gjitha anët ka skandale ekonomike duke goditur në zemër ekonominë e vendit. Ka një banditizëm. Ju sot patë sesi u prish një ndërtesë. Është ajo ndërtesë që lejen e ndërtimit ia ka dhënë Rama, ndërsa i kanë dhënë legalizim 3 muaj para, kurse te Unaza e Re shkatërrohen shtëpitë. Rama e ka kuptuar se është në fundin e vet dhe vetëm shkatërron. Shqiptarët janë në kufijtë e urisë”, deklaroi Vasili.

ME TE LEXUARAT