Lajmi i fundit

Moti i keq godet Jugun, fshatra të tërë lihen në terr për ditë me radhë

Stuhia e ndodhur nga përkeqësimi i motit ditët e fundit ka lënë pa drita një pjesë të mirë të fshatrave të bashkisë Memaliaj. Mësohet se që prej natës së pardjeshme fshatrat Krahës, Kalivaç, Koshtan, Kamçisht, Toç, Anvjos, Qesarat, Sinanaj, Iliras dhe Matohasanaj kanë mbetur në terr.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që këto fshatra janë pa energji elektrike, pasi problematika të tilla ndodhin sa herë që ka përkeqsime të motit si rezultat i linjave të dobëta, ndërsa pavarësisht ankesave problematika e tyre vazhdon të mbetet evidente.

Një situatë e tillë mësohet se penalizon së tepërmi bizneset e zonës, por edhe familjet të cilave iu prishen produktet e bulmetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close