Merkel mund të lërë pushtetin për shkak të problemeve shëndetsore

Bota

Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të detrohet që të lëshojë pushtetin më shpejt se sa që ishte parashikuar për shkak të problemeve me shëndet, thonë burime nga partia e saj. Merkel ishte parë duke u dridhur për herë të tretë brenda një muaji.

Shqetësimet për Merkel u shtuan para dy ditëve kur ajo u pa duke dridhur gjatë intonimit të himneve teksa ishte në një takim bilateral me kryeministrin e Finlandës.

Liderja e Kristiandemokratëve ka premtuar që të tërhiqet nga politika me 2021’tën. Por kolegët e saj nga partia po mendojnë se ajo do tërhiqet para këtij afati. Merkel ka insistuar se është mirë por nuk ka dhënë asnjë arsye për dridhjet e saj.

ME TE LEXUARAT