Marrëveshje e re PD-PS? Edmond Spaho tregon detajet

Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho i është përgjigjur publikisht zërave se partitë PS-PD po përgatiten për një marrëveshje të re politike.

Së fundmi, Spaho ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” prej ku theksoi se “kjo ‘teori’ është publikuar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit Edi Rama”.

Ai pohoi ndër të tjera se Partia Demokratike është e vendosur dhe nuk do të nënshkruajë marrëveshje pa u larguar Edi Rama nga posti i kryeministrit:

“Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama. Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllimi ynë është i qartë: nuk kemi hyrë në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një dialog e bëmë në 2017-ën, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet. Si kryetar i PS-së, por jo si kryeministër është e drejta e tij të jetë në tryezën e partive politike. Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Rama me kokëfortësi kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë. Edhe shtypi ndërkombëtar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substanciale në tërësi.

Kjo është rruga e duhur. Ne nuk donim që në 30 qershor të kishim konflikt dhe mendoj se kjo ka qenë rruga më e drejtë. Edhe durimi i qytetarëve ka një pikë mbushje . Në asnjë rast protestat në Shqipëri nuk kanë qenë të dhunshme. Arritja deri tek djegia e mandateve ishte proces i gjatë dhe i dhimbshëm për opozitën.

Jemi të gatshëm që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Prej ‘90-ës kemi ndryshuar sistemin në formë të vazhdueshme”.

ME TE LEXUARAT