Politika

Lleshaj i përgjigjet PD-së: Ardhja e EUROPOL shenjë besimi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja i ka kthyer përgjigje partisë Demokratike, e cila e shihte ardhjen e EUROPOL në Shqipëri si një dëshmi  që në Shqipëri “gëlon” krimi. Lleshaj tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi tregon se EUROPOL ka besim dhe se është një mënyrë për të treguar bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

“Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi, ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 23 milion shqiptarë, në 2009 9 milion”, tha Lleshaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close