Lajmi i fundit

E FUNDIT/ Hiqet për disa kategori taksa e Rrugës së Kombit

Koncesionari i ‘Rrugës së Komit’ ka bërë ditën e sotme me dije se do të hiqet taksa e rrugës për të gjithë personat invalidë të cilët e kanë automjetin të regjistruar në emrin e tyre.

Burimët gjithashtu konfirmojnë se taksa për këtë kategori personash është hequr që ditën e djeshme dhe nuk dihet ende sa doi të zgjas.

Ndërkohë gjithmonë sipas burimeve ky vendim erdhi menjëherë pas ankesave të shumta të qytetarëve.

Kujtojmë që tarifa prej 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, ka filluar të zbatohet që prej 15 prilit të vitit të kaluar.

Vendimi për taksimin e ‘Rrugës së Kombit’ me preteksin për mirëmbajtjen e saj nuk është pritur aspak mirë nga banorët e zonës por dhe nga qytetarë të cilët për disa ditë kanë zhvilluar protesta të dhunshme dhe përplasje e policinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close