Deputeti Maliqi vë alarmin: Situatë alarmante, klasa polike dhe trupi diplomatik të mbajnë anën e popullit!

Aktualitet

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një konferencë shtypi nga selia e parlamentit sot,  lidhur me krizën politike dhe raportin e fundit të DASH, që e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar.

“Do të them një shprehje të Viktor Hygosë, - tha maliqi, - “që kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”.

 Kemi mbi 6 vjet që qeverisemi nga mafia, vazhdon emigracioni, u premtuan vende pune e s’u hapën, rritje pagash jo dhe korrupsion masiv, emërime nepotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR që i doli në mbrojtje të  medias së lirë, si në rastin e Elbasanit apo në rastin e Lubonjës dhe thotë edhe që qeveria me paketën e fundit antishpifje do të kapë median e lirë.

Të nderuar miq, situata është alarmante, vendi në një krizë të madhe, jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike dhe trupit diplomatik që të mbajnë anën e popullit dhe ftoj palët politike të ulen me Presidentin.

Mos të harrojmë se janë kapur të gjithë institucionet e shtetit dhe së fundi, edhe ai i Presidentit.

ME TE LEXUARAT