Basha: Siç ka nisur, do të vazhdojë, deri në kurorëzimin e saj me fitore!

Aktualitet

Siç ka vazhduar do të vazhdojë!"

Duke theksuar këto fjalë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u bëri të ditur sot gazetarëve se si do të vijojë aksioni politik i Opozitës së Bashkuar.  Deklarata e vendosur u dha pas takimit që Basha zhvilloi me Kryesinë e PD në selinë blu.

Basha tha: "Vendi po kalon momente dramatike. Drama e më e fundit është ajo që kemi parë është që njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore.  Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit. Ndaj gjithë energjia jonë është përqendruar në dhënien formë të ndryshimit që pret çdo shqiptar. Që gjendja ekonomike të ndryshojë duhet të zgjidhim krizën politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me standarte perëndimore: fund kapjes së votave, ndëshkimit këtij regjimi që nuk rezistoi dot pa vjedhur edhe veten e vet dhe kthimit të sovranitetit, qytetarëve. Janë qytetarët ata që do të vendosin qeverisjen e tyre.

Prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisë së korrupsionit.

Ja pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financim. Si mund t’i besoheshin? Ndaj prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverie të korruptuar dhe kjo nuk ndodh sa kohë në krye të vendit  ai njeri.

Siç ka vazhduar do të vazhdojë!

Gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, punësim dhe mirëqenie. Beteja që ka nisur, do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren  të plotë.

ME TE LEXUARAT