Shkupit i ‘shpëton’ fitorja nga duart, estonezët shënojnë dy gola në fund

Sport

Shkupi nuk ka marrë më shumë se një barazim përballë Pyunik Yerevan në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë në Europa League.

Skaudra estoneze barazoi vetëm në minutat e fundit 3-3 në duelin ndaj skuadrës shqiptare nga Maqedonia Veriore.


Ndeshja nisi furishëm, duke shënuar dy gola në 25 minutat e para, me vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 4’. Ishte Erik Vardanyan i cili realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit për të zhbllokuar shifrat.

Në minutën e 25’, Muharem Bajrami realizoi për të barazuar shifrat në 1-1 duke rivendosur kështu balancën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

18 minuta më vonë, Darko Ilieski realizoi golin e dytë për miqtë dhe në këtë mënyrë Shkupi e mbylli në avantazh pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës u zhvillua një lojë mjaft interesante. Shkupi arriti që të gjente rrugën e golit edhe një herë në minutën e 60’, përsëri me anë të Bajramit.

Shpresat për vendasit riktheu Maksim Zhestokov, i cili në minutën e 80’ ngushtoi diferencën në 2-3.

Shkupi e pësoi golin e barazimit në minutën e 85’ kur Edgar Manucharyan realizoi për 3-3 dhe i mohoi fitoren shqiptarëve nga Maqedonia Veriore.

Gjithsesi, me tri gola të shënuara në transfertë, Shkupi favorizohet për të kaluar në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

ME TE LEXUARAT