Aktualitet

Persida Asllani: U largova me dëshirë nga drejtimi i Bibliotekës Kombëtare

Persida Asllani ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga drejtimi i Bibliotekës Kombëtare dhe se nuk e kanë shkarkuar.

“Persida Asllani, ka kërkuar lirimin nga detyra e drejtores së Bibliotekës Kombëtare për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje. Karriera e saj universitare ka zënë fill në vitin 1995 ne Universitetin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamentin e Letërsisë, dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, detyrë që e pranoi me shumë nderim e përkushtim, në shërbim të këtij Institucioni si dhe të Rrjetit Kombëtar të bibliotekave dhe të jetës së librit në përgjithësi në Shqipëri dhe më gjerë”, thuhet në një reagim.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close