Lajmi i fundit

KQZ pranon kërkesën: Hapen kutitë e 11 qendrave të votimit në Lezhë

KQZ ka vendosur të hapë të premten kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkurroi përballë Pjetin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapjen kutisht.

Skënderi: Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet atëhere të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

Salianji: Përderisa kjo mospërputhje ekziston unë bashkohem me kërkesën e ankuesit dhe i kërkoj KQZ të hapen këto kuti dhe KQZ të verifikojë ka apo jo shkelje, nëse ka të marrë masa të cilat parashikon ligji, nëse nuk ka shkelje pastaj të vendosi njëherë e mirë dhe në mënyrë përfundimtare në lidhje me vullnetin që ka vendosur zgjedhësi.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Rreth këtij vendimi ka reaguar edhe kandidati i Lezhës Eduart Ndocaj. Me anë të një postimi në Facebook, Ndocaj shkruan se kjo është një fitore e vogël ndaj padrejtësive të mëdha në këtë sistem politik.

Reagimi i Eduart Ndocaj:

Sot komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet RINUMRIMIN E VOTAVE NE LEZHE :

  1. Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania” kandidati per kryetare Bashkise Lezhe z, Eduart Ndocaj. Ditën e premte në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore. FILLIMI FUNDIT BANDES NDREU NE LEZHE NJE KANDIDAT QE DUHET TE JETE NE BURG E JO RRUGEVE TE LEZHES, NJE FITORE E VOGEL KUNDER KESAJE MAKINERIE KRIMINAKE , KU VOTUAN VEQ SOCIALIST, KONTROLLUAN??? VEQ SOCIALIS, TRASPORTUAN??? VEQ SOCIALIST, NUMERUAN ??? VEQ SOCIALIST, RREGJISTRUAN ??? VEQ SOCIALIST . KJO ESHTE MAFIA KOMUNISTE .

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close