VIP

Këngëtarja shqiptare flet pa doreza: Po, kam bërë hundën!

Këngëtarja e njohur shqiptare Gerta Mahmutaj dhe partneri i saj DJ John Van Ride ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Trokit”.

Në një intervistë të gjatë, live dyshja tregoi për projektin muzikor që sapo kanë publikuar gjithashtu u ndalën të tregonin për disa detaje nga jeta e tyre personale.

Ajo që zbuloi më shumë detaje ishte Gerta, e cila këtë herë foli për ndërhyrjen e saj estetike në hundë.

Teksa ishte duke biseduar me moderatorin e emisionit, për projektin e ri muzikor, ajo kaloi një incident të vogël dhe Ermali nuk e la pa e ngacmuar.

Ai i thotë se kjo është nga syri i keq sepse të gjithë po pyesin nëse ke bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

‘Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja’ – tha Gerta pa e menduar dy herë.

Gerta Mahmutaj dhe partneri i saj DJ John Van Ride janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit shqiptar, të cilët herë pas here sjellin për publikun projekte të përbashkët muzikorë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close