Politika

Bardh Spahia fitoi lirinë, Ylli Manjani ironizon keq Policinë e Shtetit

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Shkodër i dha lirinë e plotëish-deputetit të opozitës Bardh Spahia.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani duke ironizuar Policinë e Shtetit.

“Edhe arrestimi i Bardh Spahisë ju doli i PALIGJSHËM! S’kisha dyshim. Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!”, shkruan Manjani në një postim të tijin në Facebook.

Bardh Spahia u arrestua pas sulmit ndaj një KZAZ-je të vendosur në një shkollë të Shkodrës. /Lajmifundit.al

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close