Politika

Bardh Spahia detyrim paraqitje, gjykata: Shoqërimi tij i paligjshëm

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga “arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.

Seanca nisi paradite por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë. Në seancë u paraqit vetëm dy avokatët, mes tyre Ivi Kaso. Ata kishin prokurë nga familjarët për përfaqësimin e tij në gjykatë.

Por gjykata pas kontakteve me drejtorinë e policisë së Tiranës bëri të mundur edhe paraqitjen e Spahisë.

Spahia akuzohet për “Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close