Aktualitet

Pr/ligji i Ballukut, çmimi naftës do rritet sërish

Aktualisht shqiptarët detyrohen që të paguajnë më shumë se të gjithë vendet e rajon për naftën. P

or pavarësisht kësaj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shpërndarë për mendim një projektligj i cili do të sjellë një tjetër rritje të naftës me rreth 20 lekë të vjetra për litër.

Shoqata e Hidrokarbureve e cilëson të padrejtë këtë ligj në një kohë që kompanitë janë të detyruara të mbajnë depozita aktualisht.

“Ligji për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj do të sjellë kosto për kompanitë dhe për qytetarët. Nga përllogaritjet rezulton se një litër naftë do të rritet me 20 lekë.

Ndër të tjera ky ligj ka si synim krijimin e Agjencisë shtetërore përgjegjëse për mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënprodukte të saj. Agjencia do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë në depozita, dhe kjo rezervë do të taksohet 20 euro për tonë ose 20 lekë të vjetra për litër”, thekson Shoqata e Hidrokarbureve.

Qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me nivelin e lartë të karburanteve krahasuar kjo me nivelin e të ardhurave.

“Nafta duhet të ulet dhe jo të ngrihet”, shprehen më së shumti qytetarët.

Shqipëria është një ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në rajon. Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë janë 115-120 lekë. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit taksat janë më të pakta. Në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close