Bota

Moti i keq/ Breshëri sa një portokall, 18 shtetas të lënduar

Vetëm disa ditë më parë vala e të nxehtit afrikan pushtoi thuajse të gjithë botën ndërsa sot shumë prej shteteve europiane dhe jo vetëm, janë përfshirë në një situatë të pazakonte metereologjike.

Reshje të dendura shiu, stuhi ere dhe breshëri kanë mbërthyer shtetin fqinj në Itali. Deri më tani ka shkuar në 18 numri i personave të lënduar ku mes tyre është edhe një grua shtatzanë.

Siç duket edhe nga fotot, erera të çmendura kanë goditur qytetin e Peskarës ndërkohë që stuhia ka marrë përpara ç’ka gjetur.

Në spital ka përfunduar gjithashtu edhe një grua shtatzënë, me plagë në fytyrë dhe kokë.

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në makina dhe kulmet e shtëpive

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close