Ministrit serb i refuzohet hyrja në Kosovë

Kosovë&Rajon

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se, vet kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim, pasi “qeveria e Serbisë e di se çdo lloj vizite në Kosovë është e ndaluar për Ministrin e Mbrojtjes”.

Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast. Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviç, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e të tjerë./REL

ME TE LEXUARAT